Real Madridi është më afër nënshkrimit të mesfushorit të Ajaxit, Donny Van de Beek.
Van de Beek, 22 vjeç, është një reprezentues holandez që shënoi 17 gola sezonin e kaluar, përfshirë golin e vetëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.
U tha në verë se kampionët holandezë vlerësojnë mesfushorin 65 milionë euro, por Real Madridi nuk dëshironte të paguante më shumë se 50 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.
Sipas mediumit Daily Mirror, Manchester Unitedi dështoi të transferojë lojtarin për 40 milionë euro këtë verë, por tani vlera e lojtarit është rritur dhe ai është më afër Madridit.
Një raport tjetër në gazetën Marca javën e kaluar citoi lajmet e gazetës holandeze Voetbal duke thënë se ai nuk do të ndërroj klub në janar, por nuk përjashtoi një largim gjatë verës.
Mesfushori qendror ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale tek gjigantët me qendër në Amsterdam dhe tanimë është një reprezentues i rregullt i Holandës.
Reali shpenzoi mbi 300 milionë euro në blerje këtë verë me Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo Goes dhe Eder Militao në mesin e të ardhurve, ndërsa transferimi i Van de Beek mund t’iu kushtoj rreth 100 milionë euro.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit