Real Madrid është tërhequr nga bisedimet me agjentin, Mino Raiola për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
“Foot Mercato” thotë se Real Madrid nuk do të nënshkruajë me Pogban si një transferim i lirë përpara sezonit të ardhshëm.
28-vjeçari nuk pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re në “Old Trafford” nga tani deri në fundt të sezonit aktual, që do të thotë se ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate me një klub të huaj nga muaji i ardhshëm.
Gjigandët spanjollë janë velrësuar prej kohësh me një interes për Pogban, por thuhet se nuk kanë plane të menjëhershme për të nisur një lëvizje për shërbimet e tij.
Ata thuhet se janë të shqetësuar se ardhja e tij do të kishte potencialin për të penguar përparimin e Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde në Bernabeu./Arbresh.info
Mesazh i fuqishëm i tifozëve të Real Madridit, pro Vinicius,...
Theu masën e sigurisë dhe kundërshtoi efektivët në Golem, po...
Avdyli: Votën e kam vetëm për Osmanin, kandidatja më e mirë ...
Kryeministrja e Islandës: Do të mbajmë referendum për anëtar...
Kurti mban orë me logo të hekurudhave zvicerane: Më pëlqen s...
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec