Islanda do të mbajë një referendum për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm.
Kryeministrja Kristrun Frostadottir tha në një konferencë për shtyp në Poloni, gjatë një takimi me Donald Tusk se vendi po punon për referendumin mbi rihapjen e mundshme të negociatave për t’u pranuar në union.
Kërcënimet e përsëritura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të aneksuar Groenlandën, e cila ndodhet midis Islandës dhe Shteteve të Bashkuara, e kanë bërë gjithashtu çështjen e anëtarësimit në BE më urgjente për Islandën, e cila është shtëpia e pothuajse 400,000 njerëzve.
Referendumi do të mbahet muajt e ardhshëm dhe rezultati do të vendosë nëse kombi ishullor do të ndjekë rrugën europianë të integrimit.
Qeveria e qendrës së majtë e Islandës, e cila erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2024, kishte premtuar të mbante një referendum jo më vonë se vitin e ardhshëm për rifillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian.
Frostadottir tha se rihapja e bisedimeve kishte të bënte me “hapjen e një mundësie” për Islandën dhe ndjekjen e një integrimi më të mirë për vendin në Evropë.
Islanda është tashmë pjesë e tregut të vetëm të bllokut, zonës së udhëtimit me kufij të hapur Shengen dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë dhe është gjithashtu anëtare e NATO-s.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...