Deputeti i Guxo-s, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se në këtë fazë votën e tij do ta japë vetëm për Vjosa Osmani.
Në Debat Plus, Avdyli u shpreh i bindur se Osmani është kandidatja më e mirë që Kosova ka aktualisht për presidente.
“Votën e kam vetëm për Vjosa Osmanin në këtë fazë”, tha ai.
I pyetur nëse nuk do ta ngrinte dorën për asnjë kandidat tjetër, Avdyli u përgjigj se për momentin nuk sheh alternativë më të mirë.
“Unë po them që Vjosa Osmani është kandidatja më e mirë që e ka Kosova për momentin. Nëse ma ofron dikush një kandidat më të mirë se Vjosa Osmani, atëherë është diçka tjetër. Por për momentin, duke e parë punën e saj të mirë, angazhimin e saj në të mirë të Kosovës dhe gjithë këtë përfaqësim në arenën ndërkombëtare, mendoj se është kandidatja e duhur”, deklaroi ai.
Sipas Avdylit, Osmani ka mirëmbajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo që i ka ruajtur nga dikush.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...