Real Madrid është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Lyon-it, Moussa Dembele, i cili kërkohet edhe nga Manchester United.
“Djajtë e Kuq” duan përforcime në sulm këtë sezon dhe Dembele shihet si lojtari ideal, pas përformancave që ka bërë në Ligue 1, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sun, Lyon kërkon se paku 60 milionë euro për ta lejuar Dembele të largohet.
Mirëpo, edhe Real Madrid ka interesim sepse lojtari ka fituar vëmendjen e Zinedine Zidane, i cili thuhet se është admirues.

Sipas raportimeve, “Los Blancos” janë në dijeni se këtë verë nuk mund të transferojnë Kylian Mbappe, shkaku i çmimit të shtrenjtë, andaj do provojnë për Dembele.
Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, mund të jetë arsye që lojtari të zgjedh “Galaktikët” para United./arbresh.info.
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...