Real Madrid ka vendosur që gjatë merkatos verore ta shesë qendërmbrojtësin Jesus Vallejo.
23-vjeçari iu bashkua Wolves në huazim në fillim të sezonit, por bëri vetëm dy paraqitje, pastaj u dërgua te Granada, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se disa skuadra spanjolle, ndër to edhe Granada janë të interesuar për shërbimet e Vallejo-s.

Pavarësisht që lojtari ka edhe pesë vite kontratë me “Los Blancos”, gjiganti spanjoll nuk është bindur dhe nuk mendon se do arrijë të shkëlqejë në fanellën e tyre në të ardhmen.
Për shërbimet e Vallejo-s, Real-i kërkon se paku tetë milionë euro.
Real Madrid-i sonte (e diele) do përballet me Granada-n./arbresh.info.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...