Real Madrid ka siguruar kalimin në çerekfinale të Botërorit të Klubeve pas fitores 1-0 ndaj Juventus.
Tash skuadra madrilane do të ndeshet me skuadren saudite, Al Hilal, me të cilën kanë qenë në të njëjtin grup dhe që në ndeshjen e parë kanë luajtur baraz.
Në minutat e para të ndeshjes së sontme, Real ka qenë në gjysmën e tij të fushës, ku është ballafaquar me një Juventus me disa raste të rrezikshme, ku më afër golit ka qenë Randal Kolo Muani, i cili ka provuar ta kalonte topin mbi portierin Courtois. Më vonë, një goditje e Kenan Yıldız ka kaluar shumë pranë shtyllës.
Real Madrid nuk e ka gjetur rastin e parë serioz deri pas tridhjetë minutash, kur Jude Bellingham është lirua në zonë, por portieri Di Gregorio dhe mbrojtësi Rugani e kanë shpëtuar Juventus nga goli.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Valverde ka pasur një mundësi me një goditje nga distanca, por portieri italian e ka ndalur topin.
Në pjesën e dytë, Valverde ka provuar sërish, por pa sukses.
Goli i vetëm ka ardhur kur Trent Alexander-Arnold ka asistuar për Gonzalo Garcia, i cili ka shënuar me kokë për 1-0. Pas golit, Mbappe është rikthyer në fushë pas një periudhe pauze dhe ka pasur ndikim menjëherë, duke asistuar për Arda Guler, por goditja e tij është ndalur nga Di Gregorio.
Pavarësisht përpjekjeve, Juventus nuk ia ka arritur të shënojë dhe është eliminuar në fazën e 1/16-ës në këtë turne./rtk
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt