Real Madrid është duke pritur që ta sjellë në Madrid super sulmuesin Haaland.
Sidoqoftë, gjithçka mund të ndryshojë pasi Bild raporton se Bayern Munich ka ndryshuar mendje dhe tani janë të interesuar për Haaland. Arsyeja për këtë ndryshim është se Lewandowski la dyert e hapura për një largim të mundshëm nga Bayern. Pas kësaj, ata që janë në krye të ekipit bavarez i kanë vënë sytë Norvegjezit për të zëvendësuar Polakun, i cili, nga ana tjetër, flitet se do të shkoj në Real Madrid nëse ai largohet nga Bayern.
Bayern, Real Madrid ose ekipi që dëshiron Haaland duhet të negociojë me Dortmundin i cili këmbëngul se ata nuk do ta shesin Norvegjezin dhe kushdo që e dëshiron atë, duhet të paguajë 150 milion euro, diçka që tani, askush nuk do të paguajë me krizën ekonomike të krijuar nga koronavirusi.
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...