Real Madrid-i e ka bërë prioritet largimin e sulmuesit Gareth Bale nga “Santiago Bernabeu”.
Trajneri Zinedine Zidane, nuk është i kënaqur nga lojtari dhe nuk e ka në plane, kurse presidenti Florentino Perez, është i gatshëm të paguajë 50% të pagesës së lojtarit dhe ta lejojë të largohet si agjent i lirë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Foot Mercato, “Los Blancos” gjithashtu kanë gjetur pasuesin, derisa kanë nisur kontaktin me yllin e Manchester City-t, Riyad Mahrez.

Algjeriani e ka dëshmuar vetën si lojtar i kualifikuar, mirëpo shumicën e ndeshjeve nuk ka qenë titullar shkaku i konkurrencës së lartë të “Qytetarët”.
Gjiganti spanjoll është duke provuar ta bind Mahrez-in për kalimin në La Liga, mirëpo e gjitha mund të realizohet me largimin e Bale, i cili kërkohet nga United-i dhe Tottenham-i./arbresh.info.
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...