Real Madridid dhe Athletico Madrid do t’i masin forcat edhe njëherë tjetër pas vetëm një jave pas asaj super përballje në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Për një vend në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, sonte me fillim nga ora 21:30 ballafqohen dy gjigantët e kryeqytetit spanjoll, shkruan Arbresh.info.
Real Madridi në këtë ndeshje do të hyjë si fitues i Superkupës së Spanjës, teksa skuadra e Diego Simeones do të kërkojë revamsh për atë humbje që Los Blancos ia shkaktuan në gjysmëfinale të Superkupës.
Skuadra e Carlo Ancelottin nuk njeh humbje tash e 21 ndeshje, të fundën edhe të vetmen këtë sezon ia shkaktoi pikërisht Athletico Madrid.
Kujtojmë që edhe sezonin e kaluar Los Blancos nga kupa skuadrën e Athleticos duke i mposhtur në çerekfinale me rezultat 3-1.
Real Madridi këtë sezon është në garë për të gjithë trofetë dhe një humbje sonte do t’ia shuante ëndrrën e kahmotshme edhe për këtë vit për tripletë./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit