Real Madrid thuhet se ka zhvilluar “bisedime të përparuara” me Qiddiya, në pronësi të shtetit të Arabisë Saudite, mbi një marrëveshje të mundshme fitimprurëse dhjetë-vjeçare me 150 milion € për sponsorizim.
Sipas marrëveshjes, Qiddiya, një megaprojekt argëtimi prej 6.6 miliardë eurosh që merr formë afër kryeqytetit Saudit, ndër të tjera, do të bëhej sponsori kryesor i ekipit të grave të Real Madridit.
Qiddiya formon një pjesë të Vizionit të Arabisë Saudite 2030. Projekti është krijuar për t’u bërë kryeqyteti sportiv i Mbretërisë, transmeton arbresh.info.
Negociatat kanë qenë në vazhdim dhe Reali thuhet se do të përkushtojë “minimumi katër lojtarë” nga ekipi i parë i meshkujve për të mbështetur Qiddiya, i cili gjithashtu do të promovohet në faqen e internetit të ekipit dhe kanalet e mediave sociale.
Në një memorandum mirëkuptimi, klubi spanjoll do të vlerësonte mundësinë e “zhvillimit të një Qendre Argëtuese të Real Madridit” në Qiddiya, që do të përfshinte një muze, një zonë argëtuese interaktive dhe një dyqan mallrash.
Marrëveshja kryesore e sponsorizimit e fanellës së Real Madrid me linjën ajrore Emirates do të skadojë në fund të sezonit 2021/22./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...