Milot Rashica nuk e ka ndërmend të largohet nga Galatasaray.
Ylli kosovar është huazuar në klubin turk për një sezon nga Norwich City, por ai nuk po mendon të rikthehet në Angli.
Futbollisti anësor po shpreson që klubi nga Stambolli ta blejë kartonin e tij, shkruan mediumi turk “fotomac”.
Madje, përfaqësuesi kosovar e sheh veten duke luajtur në Turqi edhe për një kohë të gjatë dhe të lërë gjurmë në klubin Verdhekuq.
“Dua të qëndroj në Galatasaray për disa vite dhe të bëhem njëri prej legjendave të klubit”, thotë futbollisti vushtrrias, i cili shënoi në ndeshje me Konyan.
Rashica është duke e kaluar një periudhë të shkëlqyeshme në Galatasaray dhe është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm, pas një fillimi të vështirë të cilin e kaloi.
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...