Milot Rashica ka thënë se është krenar me Werder Bremenin, pas shpirtit luftarak të treguar nga skuadra e tij që ia doli të bëjë një rikthim frymëzues në barazimin 2:2 kundër pretendentit për titull në Bundesligë, Borussia Dortmundit, të shtunën.
Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Rashica dha kontributin e tij pasi asistoi te goli i parë i Bremenit i shënuar nga Kevin Mowhald, duke i ndihmuar Bremenit ta fitojë një pikë nga përballja e së shtunës në Weserstadion dhe t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në garat evropiane sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.
Dortmund krijoi një epërsi prej dy golave në pjesë e parë falë realizimeve nga Christian Pulisic dhe Pac Alcacer, por dy gola të shpejtë nga Kevin Mowhald dhe Claudio Pizarro brenda pesë minutave një çerek orë para fundit.
Dy ndeshje para përfundimit të kampionatit, Bremeni renditet në vendin e nëntë dhe ngel katër pikë larg pozitës së shtatë, Hoffenheimit.
https://www.instagram.com/p/BxDgfx1hlYv/?utm_source=ig_embed
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...