Mesfushori i Kosovës, Milot Rashica ka shprehur zhgënjimin e tij pas disfatës së pësuar në ndeshjen si mysafirë ndaj PSV-së.
Skuadra holandeze, Vitesse është mposhtur me rezultat 1 me 0 në takimin e xhiros së 27 në kuadër të Eredivisies në stadiumin “Philips Stadion”, shkruan portali arbresh.info.
“Mendoj se ishte një ndeshje e vështirë, por ne nuk luajtëm edhe keq”, tha fillimisht 20-vjeçari.
“Ne kishim disa shanse gjithashtu, por gjëja kryesore është se ata shënuan dhe ne arritëm të shënonim. Kështu që, tani ne duhet të koncentrohemi për ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Rashica.
Klubi i yllit kosovar gjendet në pozitën e gjashtë me 36 pikë në ligën holandeze./arbresh.info
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin