Marcus Rashford vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur.
Gjatë afatit kalimtar dimëror që përfundoi pak ditë më parë, sulmuesi anglez u transferua në formë huazimi nga Manchester United te Aston Villa.
I lidhur prej kohësh me Milanin, Rashford duket se nuk ka braktisur ëndrrën e tij për të luajtur për Barcelonën.
Sipas “The Sun”, klubi katalanas kishte ndjekur me këmbëngulje 26-vjeçarin gjatë muajit janar, por një marrëveshje nuk u arrit.
Gjithsesi, një sulm i ri nga Barcelona për shërbimet e Rashford mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar verës që po vjen. Në verë ai do të rikthehet te Manchester United, por lojtari sërish pritet të largohet nga ‘Old Traffordi’ pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ruben Amorim.
Situata e Rashford pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara të aftit kalimtar të verës së ardhshme, pasi interesimi për të mbetet i lartë dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt./rtk
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...