Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka thyer heshtjen pas fitores së parë në krye të klubit anglez kundër Crystal Palace.
“Djajtë e Kuq” triumfuan ndaj Crystal Palace falë golit të bukur nga ana e Fred.
Pas ndeshjes, tekniku gjerman u nda i kënaqur me mënyrën e lojës dhe fitoren e parë.
“Nuk kishim stërvitje të plotë para kësaj ndeshje, dje ishte moti i tmerrshëm. Nuk ishte as afër motit të Manchesterit. Ishte 45 mnuta. Nuk prisja të luanin në këtë nivel për një kohë kaq të shkurtër”.
“Për mua pyetja është si të luajmë me presion në top dhe të kontrollojmë ndeshjen? Vendosëm të luajmë 4-2-2-2 me dy sulmues, jo vetëm Cristiano i vetëm në sulm, bashkë me Rashford duke luajtur me topa vertikal”.
“Greenwood? Greenwood e nisi mirë sezonin, mendoj se shënoi tre apo katër gola në tre ndeshje, është dhuratë dhe do doja t’i jepja minutazhë më të madhe në të ardhmen. Sigurisht, duhet ta meritojë duke bërë paraqitje të mirë në stërvitje. Ishte mirë që e kishim në stol dhe e sollëm në fushë”.
Tutje, Rangnick foli edhe për tifozët, ku mbeti i mahnitur nga atmosfera në “Old Trafford”.
“Po, atmosfera ishte e mrekullueshme. Isha këtu para 10 viteve dhe shikova disa ndeshje, pesë vite më parë dhe tre vite më parë. Ata e ndihmojnë skuadrën në situata të vështira, është e mrekullueshme. Me shumë gjasa unike”.
Ndërkohë, Man United renditët në pozitën e gjashtë me 24 pikë, 11 më pak se lideri, Man City
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit