Real Madridi dhe Sevilla do të luajnë sfidën e xhiors së 26-të në La Liga sonte me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, shkruan Arbresh.info.
Kjo do të jetë një ndeshje mjaft e veçantë për qendërmbrojtësin e Sevillës, Sergio Ramos.
Ish kapiteni i Real Madridit po rikthehet që të luaj kundër ish skuadrës së tij në Bernabeu.
Kujtojmë se Sergio Ramos ka qenë pjesë e skuadrës së “Los Blancos” që nga viti 2015 deri në verën e vitit 2021.
Me Real Madridin ai ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, madje ishte heroi i “La Decimas” së famshme në finalen e Champions Leagues të vitit 2014 ndaj Atletico Madridit, kur realizoi gol në minutën e tretë të kohës shtesë për të dërguar ndeshjen në vazhdime ku pastaj do të fitonin “mbretërit e Evropës” me rezultat 4-1.
Me fanellën e bardhë ai ka luajtur plot 671 ndeshje dhe ka realizuar 101 gola./Arbresh.info/
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...