Sergio Ramos është duke u lidhur me një largim nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.
Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll me Los Blancos përfundon në qershor të vitit 2021, dhe do të jetë lojtar i lirë.
Paris Saint-Germain është duke tentuar që të bind Ramosin që të kalojë në Parkun e Princave.
Madje, Kampioni i Ligue 1 i ka bërë të ditur atij se do t’i ofrojnë një pagë edhe më të lartë nga ajo që merr te Real Madridi.
Mirëpo, sipas saj që raporton El Larguero, Ramos ka arritur një marrëveshje në parim me madrilenët për të vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera.
Kështu, në përfundim të kësaj marrëveshje, Ramos do të jetë 37-vjeçar. /Telegrafi/
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...