Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se zëvendësja e tij, Belinda Balluku, nuk ka pse të japë dorëheqje pasi për të është ngritur akuzë nga SPAK.
“Do pres raportin e Këshillit të Mandateve, për të thënë edhe unë fjalën time”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të enjten.
Ai përsëriti kërkesën e trefishtë të Ballukut për dorëheqje, të cilën ia ka refuzuar. “Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tri herë, qysh kur iu ngrit akuza e parë, jo për korrupsion. Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri, me shkrim dorëheqjen kur u pezullua dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. E kam hedhur unë tri herë poshtë kërkesën e saj”, tha Rama, përcjell A2 CNN.
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...