Dyshja në Real Madrid, Sergio Ramos dhe Gareth Bale thuhet se janë ndër emrat e mëdhenj në klub që kanë mbetur të tronditur nga interesimi i gjigantit spanjoll për transferimin e Thiago Alcantaras.
Të paktën kështu beson ‘Diario Gol’, e cila thekson gjithashtu se disa nga lojtarët e Madridit kanë bërë kërkime të dyfishta nëse interesimi në yllin e Bayern Munichut ishte një shaka pasi ai shfaqet si njëri nga prioritetet e tyre për të përforcuar mesfushën, transmeton portali arbresh.info.
Alcantara ka qenë një top lojtar gjatë kohës së tij në Bayern, megjithëse lëndimet me raste e kanë mbajtur prapa nga shfaqja e plotë e potencialit të tij.
Deri tani, duket se shumë persona në Bernabeu nuk e vlerësojnë atë lartë dhe gazeta e lartpërmendur pretendon se lojtarët si Ramos dhe Bale besojnë se ata duhet të kërkojnë shërbimet e lojtarëve më të mirë në atë pozitë.
Kjo duket si një goditje ndaj Alcantaras, por mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo në planet e Madridit gjatë javëve të ardhshme ndërkohë që ka sugjerime që ata janë duke kërkuar zëvendësimin e Mateo Kovacic pas kalimit të tij së fundmi në formë huazimi te Chelsea.
Alcantara mund të jetë gjithashtu një zëvendësues afatgjatë i Luka Modricit në mesfushë, ndërkohë që Toni Kroos ka pësuar një rënie të formës sezonin e kaluar./arbresh.info/
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...