Jose Ramirez e ka mposhtur Maurice Hooker për t’i unifikuar tituj në kategorinë e peshës super të lehtë në boks, në meçin që u zhvillua në College Park Center në Teksas.
Ramirez është tani mbajtës i titujve WBO dhe WBC pas fitores ndaj Hooker të shtunën në Teksas, raporton Gazeta Express.
Gjyqtari e ndali meçin në rundin e gjashtë pas goditjeve të forta dhe njëpasnjëshme të Ramirezit ndaj Hooker.
Për boksierin nga Tekasi, kjo ishte humbja e parë në karrierë si profesionist.
“Jam shumë i lumtur. Kjo më bën të kuptoj se jam në rrugë të duhur për t’u bërë luftëtar edhe më i mirë, e po ashtu profesionist më i mirë. Jam i gatshëm për këdo”, tha Ramirez pas meçit. /Gazeta Express/
https://twitter.com/OTRboxingshow/status/1155337989461041158
MY GOD WHAT A FINISH BY JOSE RAMIREZ. pic.twitter.com/XfdJUWPphR
— Grey Johnson (@BoxrecGrey) July 28, 2019
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...