Në mbrëmjen “Gala” të futbollit shqiptar, mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani mori çmimin “zemër kuqezi”. I përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares për kontributin e dhënë në fushë, Ramadani nuk hezitoi të fliste për mediat.
Ai shprehet se është krenar, ndërsa sa i takon kualifikueseve të Botërorit, futbollisti premton se skuadra do ta japë maksimumin.
“Ndjehem shumë krenar. Doja të falënderoja edhe trajnerin sepse edhe ai ka votuar që unë ta marr këtë çmim. Jam jashtëzakonisht krenar sepse dua ta përfaqësoj vendin dhe të arrijmë rezultate sa më të mira.”
“Kualifikueset e Botërorit? Grupi nuk është i lehtë, por ne do futemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Kjo nuk diskutohet. Pa marrë parasysh se kë kemi kundërshtarë. Mendoj që futbolli ka surpriza dhe ne duhet të bëjmë maksimumin për të bërë diçka të tillë.”
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit