Trajneri i Manchester United, Ralf Ragnick, “i ka dhënë bekimin e tij” Jesse Lingard për t’u larguar nga klubi në formë huazimi.
“The Athletic” raporton se shefi i përkohshëm ka folur me Lingard në terrenin stërvitor të klubit këtë mëngjes dhe i ka dhënë dritën jeshile anglezit që të largohet për një afat të shkurtër.
Lingard e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te West Ham dhe bëri përshtypje teksa “Hammers” u kualifikuan për një vend në Europa League.
Pas kthimit në Old Trafford këtë verë, Lingard nuk ka arritur të rikthehet në ekipin e parë dhe tani po kërkon mundësi për ekipin e parë diku tjetër.
Vendimi përfundimtar është tani në duart e hierarkisë së United me Neëcastle që kryeson ndjekjen dhe West Ham të interesuar sërish për të./Arbresh.info
Kapaciteti ynë ushtarak mbetet i paprekur, thotë ministri i ...
Prishtina – Drita, formacionet zyrtare
Goditje nga këndi aleati më i madh i Arsenalit këtë sezon, ‘...
Erdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje pë...
Rikthim i madh i Rey Manaj tek Sivasspori – katër gola...
Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës, Rama: Brenda kishte artist...