Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili sipas deklaratës së tij humbi jetën si pasojë e sulmeve të ndodhura një ditë më parë.
Përmes një postimi publik, Erdoğan u shpreh i trishtuar për humbjen e liderit fetar iranian, duke i dërguar ngushëllime popullit iranian në emër të vendit dhe kombit turk.
“Zoti e mëshiroftë zotëri Hamaney. Shpreh ngushëllimet e mia për popullin vëlla iranian në emër të vendit dhe kombit tim”, thuhet në mesazhin e presidentit turk.
Ai theksoi gjithashtu se Turqia, së bashku me popullin iranian, do të vazhdojë përpjekjet për të rikthyer paqen dhe stabilitetin në rajon, për t’i dhënë fund konfliktit dhe për t’u kthyer në rrugën e diplomacisë.
Deklarata e Erdoğanit vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të kenë ndikim të gjerë në situatën gjeopolitike.
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...