Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha për ABC News se Irani ka humbur disa komandantë, por se në kapacitetin e tij ushtarak “nuk ka ndryshuar asgjë”.
“Kjo është pikërisht ajo që ndodhi edhe herën e kaluar”, tha ai, duke iu referuar sulmeve izraelite dhe amerikane në qershor të vitit të kaluar.
“Ata vranë disa nga komandantët tanë më të lartë, por ata u zëvendësuan shumë shpejt dhe brenda më pak se 12 orësh ishim në gjendje të nisnim hakmarrjen”, tha Araghchi.
“Këtë herë ishte edhe më shpejt”, shtoi ai.
Disa figura të larta të regjimit iranian u vranë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit të shtunën, përfshirë liderin suprem, Ali Khamenei, komandantin e forcave tokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, gjeneral Mohammad Pakpour, si dhe këshilltarin e lartë për siguri, Ali Shamkhani./rel
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...