Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ia ka bërë me dije të gjithëve se nuk do të largohet gjatë verës në “Camp Nou”.
Që disa muaj kroati është i lidhur me largimin nga klubi blaugranas me Juventus, Inter e Sevilla të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Por, 32-vjeçari ka thënë se ndihet shumë mirë te Barcelona dhe do qëndrojë derisa t’i skadojë kontrata.

“Jam mësuar me këtë gjë. Kam qenë këtu që gjashtë vite, gjashtë vite me këto gjëra”.
“Ende kam kontratë, kur e nënshkrova kontratën, gjithmonë mendoja ta dërgoja deri në fund dhe nëse për ndonjë arsye kjo gjë nuk ndodh, atëherë do ulëm dhe të mendoj”.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe jam duke menduar për gjëra të tjera”, deklaroi Rakitic.
Thuhet se Rakitic do qëndrojë edhe një sezon, pastaj të largohet si lojtar i lirë në verë./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...