Ivan Rakitic ka thënë se Barcelona luajti më mirë kur Real Madridi i kishte 11 lojtarë në fushë, sesa kur u përjashtua Sergio Ramosi.
Katalunasit fituan me rezultat 3-2 kundër Los Blancos, mirëpo në minutën e 77-të kapiteni i Mbretërve u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq.
“Mendoj se e vërejtëm lodhjen e të dyja skuadrave. Tri apo katër ditë më parë, patëm një ndeshje të vështirë në Ligën e Kampionëve”.
“Pati raste në të dyja anët dhe loja ishte e hapur. E dinim se mund të fitonim, madje edhe kur ishim 2-2 dhe duke mos i bërë padrejtësi Madridit, mendoj se merituam të fitonim. Duhet të vazhdojmë kështu dhe ta ndryshojmë situatën tonë në kampionat”.
“Ramos? Luajtëm më mirë kur ishim kundër 11-të sesa kundër 10-të. Do të më pëlqente që Ramos të qëndronte në fushë”.
“Duhej të ishim më të qetë. Me një lojtar më shumë, është dashur të ishim më të mençur. Këtë e dëshmoi fitorja”,ka thënë mesfushori kroat.
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...