Agjenti i Zlatan Ibrahimovic-it, Mino Raiola ka konfirmuar se ende s’ka ndonjë marrëveshje për rinovim.
Suedezi iu bashkua “Rosonerëve” për gjashtë muaj, me opsion për rinovim edhe për një edicion, transmeton portali arbresh.info.
AC Milan-i është duke provuar që disa muaj t’ia rinovojë kontratën Ibrahimovic-it, mirëpo Raiola ka konfirmuar se ende s’ka marrëveshje.

“Mendoj se nuk do këtë takim nesër. Negociatat janë në pikë të mirë, jemi në bisedime, por ende s’ka marrëveshje”.
“Nuk është në pyetje paratë, stili ose shumë gjëra. Nëse Ibra nuk do dëshironte qëndrimi, nuk do kishte negociata. Jam optimist si gjithmonë ndryshe nuk do provonim”, deklaroi ai.
AC Milan-i thuhet se do t’i paguajë Ibrahimovic-it 7.5 milionë euro në vit./arbresh.info.
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...