Ekipi i FaZe është shpallur kampion i turneut më të madh të CS:GO, pasi mposhti ekipin Na’Vi në finale me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.
Për herë të parë ekipi i FaZe ka fituar një turne Major, ku në këtë turne ishin edhe favorit pasi për momentin renditen në vendin e parë të ranglistës botërore të CS:GO.
Në ndeshjen finale, FaZe u mposht kundër ekipit Na’Vi të cilët renditen në vendin e dytë të ranglistës botërore të CS:GO.
FaZe ndeshjen finale e fitoj me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, edhe pse mapin e parë ishin shumë afër për ta humbur, arritën që të rikthehen për ta fituar në vazhdime.
☔️ @FaZe_rainCS secures the HLTV x @BitSkinsCom MVP award for #PGLMajor Antwerp 2022
His first in 4.5 years! pic.twitter.com/bXDmr3ATzX
— HLTV.org (@HLTVorg) May 22, 2022
Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall 27 vjeçari, Havard “rain” Nygaard me vlerësimin nga HLTV 1.24.
Rain ishte në formë fantastike gjatë turneut Major, por gjithashtu shkëlqeu edhe në ndeshjen e finales, e sidomos në mapin e dytë ‘Nuke’ ku pati gjithsej 30 eliminime.
Ekipi fitues FaZe, bashkë me trofeun morri me vete edhe çmimin prej 500.000 dollarë.
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...