Mesfushori brazilian, Rafinha Alcantara mund të rikthehet në Serie A.
Pas huazimit gjashtë mujor te Interi, Rafinha u rikthye në Barcelonë me zi kaltërtit që nuk patën mundësi financiare ta kompletojnë transferimin e brazilianit
Por me tu rikthyer në Camp Nou, Rafinha nuk ka gjetur hapësirat e duhura nën urdhrat e Ernesto Valverdes.
Kësisoj mesfushori ka kërkuar të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.
E duket se skuadra e tij e re do të jetë Roma, pasi sipas Dariogol, ka qenë vetë lojtari që i ka konfirmuar miqve të tij se do t’i bashkohet klubit nga kryeqyteti italian.

“Do t’i bashkohem Monchit te Roma”, u ka thënë lojtari miqve të tij sipas Darigol.
25-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2020.
Për ta transferuar Rafinhan, Roma do të tentoj ta marrë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje për 30 milionë euro në fund të stinorit.
Rafinha këtë edicion me Barcelonën ka luajtur në shtatë ndeshje në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime. /
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...