Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë në favor të krijimit të Superligës ka trazuar jo pak botën e futbollit, duke hapur skenarë të rinj mbi të ardhmen e sportit më popullor.
Së fundi reagoi edhe qeveria britanike, që nëpërmjet një deklarate zyrtare, mbajti qëndrim kundër Superligës dhe premtoi se do t’i ndalojë me ligj klubet që të bëhen pjesë e saj.
“Tentativa për të krijuar një kompeticion të ndarë ishte një moment vendimtar për futbollin anglez, që u dënua universalisht nga tifozeria, klubet dhe vetë qeveria. Shumë shpejt do të prezantojmë një ligj që do t’u ndalojë klubeve të bëhen pjesë e ligave separatiste që mund të krijohen në të ardhmen”, thuhej në deklaratën e qeverisë.
Ndërkohë, klubi historik anglez, Manchester United reagoi gjithashtu zyrtarisht, duke qetësuar tifozët dhe theksuar se nuk do të bëhet kurrë pjesë e Superligës apo ligave të ngjashme që mund të krijohen në të ardhmen./ss
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...
Vet u tërhoq, Mulhaxha-Kollçaku bën thirrje që të votohet Ru...