Qëndrim Zyba pritet të bëjë hapin e madh në karrierë duke u transferuar tek skuadra polake Legia Warszaw.
Sipas mediumit polak TVPSport, Legia ka pasur mundësinë për të vëzhguar mesfushorin e Ballkanit në Turqi, aty ku po kryente përgatitjet me klubin, shkruan Arbresh.info.
Gjithashtu është bërë e ditur se skautët e Legias ishin në ndeshjen miqësore të Ballaknit që e ka luajtur me skuadrën polake, Jagiellonian.
Marrëveshja është arritur për 500 mijë euro.
Kujtojmë se nëse Zyba do të bashkohet tek polakët aty do të jetë në klub së bashku me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Ernest Muçi./Arbresh.info/
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...