Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo, ka zbuluar se pendesa më e madhe në karrierën e tij është fakti që nuk pati kurrë mundësinë të luajë në të njëjtin ekip me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo.
Braziliani 25-vjeçar reflektoi mbi rrugëtimin e tij dhe ëndrrën që nuk u realizua.
“Doja të luaja me Cristiano Ronaldon, por nuk ndodhi”.
“Është për të ardhur keq sepse ai është modeli im. Gjithmonë e kam admiruar”.
Ronaldo u largua nga Real Madridi drejt Juventus në verën e vitit 2018, pas nëntë vitesh të mbushura me trofe, periudhë gjatë së cilës u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe fitoi katër Liga të Kampionëve.
Transferimi i Rodrygos nga Santos u arrit në qershor 2018 — vetëm një muaj para largimit të Ronaldos — por për shkak të rregullave të moshës për parakontratë, talenti brazilian nuk mund t’i bashkohej menjëherë madrilenëve.
Ai u transferua zyrtarisht te Real Madridi në verën e vitit 2019, duke humbur kështu shansin për të ndarë fushën me idhullin e tij./Telegrafi/
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...
Tre armë konfiskohen brenda dy ditësh në Ferizaj