Me tre golat e shënuar kundër Le Havre të shtunën mbrëma, Paris Saint-Germain ka arritur shifrën e 200 golave në Ligue 1 që nga ardhja e Luis Enriques, dhe këtë e ka bërë në vetëm 81 ndeshje.
Sipas statistikave të publikuara nga vetë klubi, kjo arritje është të paktën 41 gola më shumë se çdo trajner tjetër i PSG-së në kampionat për të njëjtën periudhë kohore.
Ky rekord tregon qartë për fuqinë sulmuese të parisienëve dhe për transformimin që Enrique i ka sjellë skuadrës, duke e shndërruar në një nga makineritë më produktive të golit në Evropë.
Pas 13 xhirove në Ligue 1, PSG është lider i kampionatit me 30 pikë, dy më shumë se Marseille.
Ndërkohë këtë edicion skuadra e Luis Enriques ka realizuar 27 gola në Ligue 1, por që nuk është sulmi më i mirë në kampionat, pasi atë e mbanë Marseille me 33 gola të shënuar. /Telegrafi/
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...