PSG është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit të Tottenham-it, Dele Alli mundësinë e huazimit me opsion blerje.
Gjiganti francez pastaj do provojë ta kompletojë transferimin, derisa trajneri Jose Mourinho është i hapur ta lejojë anglezin të largohet, transmeton portali arbresh.info.
24-vjeçari nuk u ftua në përballjen e fundit dhe është i zemëruar me trajtimin nga Mourinho, andaj është duke konsideruar largimin.

Sipas RMC Sport, PSG ka bërë ofertën, kurse presidenti Daniel Levy është duke e konsideruar si ofertë mjaftë reale.
Nëse dështon Alli, atëherë “Parisienët” thuhet se do provojnë transferimin e Jorginho-s nga Chelsea./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...