PSG ‘shkatërron’ Chelsean edhe në Angli, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

22:47 | 17 Mars 2026
D.H

PSG ka arritur të shënoj fitore bindëse (0:3) dhe në ndeshjen e dytë të rrethit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në udhëtim tek Chelsea.

Ndeshja e parë në Parkun e Princave u mbyll (5:2), teksa rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 8-2 në të mirë të kampionit në fuqi të Evropës, shkruan Arbresh.info.

Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave në minutën e gjashtë.

Ndërkohë tetë minuta më vonë, Barcola dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Achraf Hakimit.

Hakimi asistoi edhe tek goli i tretë i Mayulus i cili vulosi fitoren me rezultat 0-3, në minutën e 62-të.

Deri në fund nuk pati gola tjerë, dhe PSG me shumë lehtësi kaloi tutje. Në çerekfinale parisienët do të takohen me fituesin e takimit Liverpool – Galatasaray. Atje rezultati nga ndeshja e parë është (1:0) në të mirë të turqve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale