Drejtuesit e PSG kanë marrë parasysh kërkesat e Thomas Tuchel i cili ka kërkuar me doemos një mesfushor gjatë këtij afati kalimtar.
Skuadra franceze është futur në garë me skuadrën e Chelsea, për të siguruar shërbimet e yllit të Argjentinës.
Leandro Paredes është lojtari me agjentin e së cilit kanë biseduar skuadra e Paris Saint Germain, shkruan “Le10sport”, transmeton lajmi.net.
Francezët i kanë propozuar agjentit të lojtarit një kalim të klientit të tij nga Rusia për në Paris.
Paredes do të ishte ndihmesë e madhe për Thomas Tuchel, pasur parasysh se Verratti është lënduar dhe Rabiot nuk dëshiron të luaj.
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër