Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly, kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për nënshkrimin e Kylian Mbappes, raporton Duncan Castles.
Boehly ka propozuar një formulë lojtar plus para për të nënshkruar me sulmuesin francez që zyrtarisht është në shitje nga klubi parisien.
Ndërsa emri i një lojtari të ofruar për PSG-në nuk zbulohet në raportim, ai mund të jetë Romelu Lukaku ose Hakim Ziyech.
Parisienët kanë inkurajuar përpjekjet e Chelseat teksa po kërkojnë të heqin qafe 24-vjeçarin e rebeluar.
Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë pasi vetë lojtari mund të mos dëshirojë të negociojë me blutë.
Sipas raportimit të fundit të Fabrizio Romano, PSG është e hapur për t’ia shitur Mbappen kujtdo, por beson se sulmuesi dëshiron vetëm Real Madridin. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...