Proton Cable Prizreni ka arritur të marrë një fitore të madhe në luftë për mbijetesë ndaj Borës duke e mposhtur me rezultat 101 – 82, në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e basketbollit kosovar.
Pjesa e parë ishte më mirë për prizrenasit duke e mbyllur me 10 pikë diferencë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa dy çerekët e fundit i dhanë vulë fitores së vendit të fundit në Superligë.
Johnson ishte më i dalluari në këtë fitore me 31 pikë kurse edhe Tervell Beck luajti me dyshifror të dyfisht ku realizoi 30 pikë e 12 kërcime.
Për kryeqytetasit më të dalluarit ishin Jetmir Zeqiri e Desmond Cambridge me nga 17 pikë.
Pas 20 ndeshjeve Prizreni ka pesë fitore e 15 humbje kurse Bora pësoi disfatën e 14 ndërsa ka edhe gjashtë triumfe./Arbresh.info
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...