Sigal Prishtina ka pësuar humbje pas vazhdimeve në Pallatin e Rinisë nga islandezët e Tindastoll me rezultat final 98-104 në kuadër të ENBL.
Prishtinasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes duke qenë në epërsi pothuajse gjatë gjithë kohës ku epërsinë më të lartë e patën +18.
Islandezët shtrënguan mbrojtjen dhe ishin vazhdimisht në ndjekje të rezultatit ku për herë të parë dolën në epërsi në 2 minutat e fundit të çerekut të katërt.
Rezultati pas 40 minutash ishte 87-87 ku ndeshja shkoi në vazhdime por që prishtinasit humbën 11-17 në vazhdime.
Tek Prishtina, Burns u dallua me 31 pikë, dhe Bailey me 27 pikë e 12 kërcime, kurse tek islandezët shkëlqyen, Basile me 27 pikë dhe Drungilas me 21 sosh.
Prishtina pas shtatë ndeshjesh ka katër fitore e tri humbje, derisa Tindastolli ka pesë fitore e një disfatë./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar