Prishtina është rikthyer tek fitorja, ku mposhti Malishevën me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së pestë.
Kryeqytetasit golin e parë e shënuan në minutën e 20-të me Ardian Mujën, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa Malisheva u hendikepua edhe më shumë, kur nga loja u përjashtua me karton të kuq, Mevlan Zeka.
Por, edhe pse me dhjetë veta në fushë, Samuel Opeh, arriti të shënoj me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1.
Kryeqytetasit arritën të rikthejnë epërsinë në 2-1, me një gol me kokë të Ardian Limanit, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga portier.
Në kohën shtesë kishte kohë edhe për një gol të Valmir Veliut, i cili shënoi për 3-1.
Prishtina tashmë është lider me 10 pikë pas kësaj ndeshje, ndërsa Malisheva e parafundit me 4 pikë.
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin