Prishtina konfirmon lëndimin e Lilaj-t, lojtari mungon dy javë

17:58 | 19 Tetor 2020

Prishtina ka konfirmuar se mesfushori Sabien Lilaj do mungojë dy javë shkaku i lëndimit.

Lilaj u lëndua në fitoren e thellë ndaj Besës së Pejës (4 – 0), ndeshje në të cilën zgjati muskulin.

Kurse, klubi nga kryeqyteti përmes një postimi konfirmoi se mesfushori do mungoi se paku për dy javët e ardhshme.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Sabien Lilaj mungon dy javë

Mesfushori ka zgjatur muskulin

Prishtinë, 19 tetor 2020 – Prishtina të shtunën ka mposhtur Besën 4:0, ndeshje kjo në të cilën mesfushori, Sabien Lilaj ka pësuar lëndim në minutën e 37-të me çka u zëvendësua me Qendrim Zybën.

Sabien Lilaj mungon dy javë Mesfushori ka zgjatur muskulinPrishtinë, 19 tetor 2020 – Prishtina të shtunën ka…

Publiée par FC Prishtina sur Lundi 19 octobre 2020

Pas kontrollit të detajuar mjekësor në spitalin “Royal Medical” nga ortopedi specialist, Qerim Kida, është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori ynë të jetë jashtë fushës për dy javët e ardhshme./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara