Prishtina e Re ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos së Ferizajt me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën e Parë, grupi B.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke realizuar në minutën e tretë përmes Agustin Rojas në minutën e tretë, shkruan Arbresh.info.
Elbasan Thaqi barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 20-të. Kurse, kryeqytetasit rikthyen epërsinë në minutën shtesë të pjesës së parë me anë të Astrit Berishës.
Po i njëjti futbollist tetë minuta para fundi i dha vulë fitores së bardhekaltërve ku realizoi nga penalltia për 3-1.
Me këtë fitore Prishtina e Re marshon sigurt drejt titullit kampion dhe inkuadrimit në Superligë ku prinë me 47 pikë, shtatë më shumë se Vushtrria e dyta./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...