Prishtina do ta pres Flamurtarin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbetur të javës së 23-të të IPKO Superligës.
Prishtina ka 22 fitore, 10 ndeshje janë mbyllur baras dhe 7 fitore i takojnë Flamurtarit.
Kryeqytetasit përballet me mungesa, pasi Basid Khalid mbetet i suspenduar dhe dy-tre futbollistë tjerë që kanë lëndime të lehta.
Mbrojtësi Armend Thaqi ka folur para ndeshjes, duke thënë se nuk ka alternativa tjera përveç fitores.
“Po kthehemi nga pushimi më i gjatë se sa i ekipeve tjera dhe mendoj që na ka bërë mirë para përballjes me kundërshtarin që na ka shkaktuar më së shumti probleme në këtë edicion duke mos arritur ta mposhtim asnjëherë”.
“Në fakt na pret ndeshje e vështirë, por ne nuk kemi alternativë tjetër, nuk na lejohen më gabime dhe normalisht duke synuar të zhvillojmë lojë të mirë t’i fitojmë tre pikët”.
“Atmosferën në skuadër e kemi shumë të mirë megjithëse kemi probleme me mungesa duke mos e ditur se a do të mund të startojnë disa prej tyre apo jo, për çka do të vendosin trajnerët, por e jona është të japim maksimumin për tre pikët më se të domosdoshme”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi.
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...