Suhareka ka pësuar një humbje të thellë 0-4 në duelin e zhvilluar ndaj Prishtinës në kuadër të Javës së njëzet e tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Goli i parë i ndeshjes ka ardhur në minutën e tridhjetë e nëntë, kur Ardian Limani ka shënuar me kokë. Në minutën e pesëdhjetë e një, Dion Gallapeni ka realizuar për 2:0, ndërsa Limani ka shënuar edhe një gol tjetër në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, duke e çuar rezultatin në 3:0. Goli i katërt, i realizuar në minutën e tetëdhjetë e dytë e ka vulosur fitoren e Prishtinës.
Në minutën e shtatëdhjetë e nëntë, Prishtina ka mbetur me një futbollist më pak në fushë pas një ndëshkimi me karton të kuq.
Në tabelën e kryesuar nga Drita me gjashtëdhjetë pikë, Suhareka renditet në vendin e tetë me tridhjetë e dy pikë, ndërsa Prishtina ka tridhjetë e tetë pikë dhe mban vendin e katërt në tabelë./rtk
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës