Më dy qershor do të fillojë spektakli i finales në superligën e futsallit.
FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni do të përballen për të fitur titullin kampion.
Skuadrat finaliste do të luajnë në Drenas, më 6 qershor dhe në rast se asnjëra skuadër nuk i realizon dy fitore në ndeshjet e para, atëherë do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë në kryeqytet, më 11 qershor, e ku do të përcaktohet skuadra kampione.
Në prag të serisë finale, në një konferencë për media kanë folur përfaqësuesit e të dyja klubeve.
Presidenti i FC Prishtina, Bledion Bryma, ka thënë se për klubin e tij ky ka qenë viti më i suksesshëm që nga themelimi para katër vjetësh.
“Këtë vit e kemi fituar Kupën e Kosovës për herë të dytë, derisa jemi finalist të ‘play-off’-it për herë të parë. Kjo ka qenë ëndërr e jona të jemi këtu. Si klub kemi pasur nivelin e duhur dhe gjatë këtyre katër viteve kemi punuar shumë, por ky është viti më i mirë. Do të mundohemi të japim maksimumin që ta shpallemi kampion për herë të parë në histori të klubit”, ka theksuar Bryma.
Ndërkaq, përfaqësuesi i FC Liqenit, Arianit Krasniqi, ka thënë se ndonëse klub i ri janë për të tretin vit radhazi në finalen e “play-off”-it.
“Kjo ka qenë meritë e punës brenda klubit që është bërë. Kemi vazhduar ngjashëm sikurse sezonin e kaluar me përforcime, ku e kemi parë të nevojshme në ato pika. Fati e deshi që në finale të jemi bashkë me FC Prishtina 01, një finale plotësisht e merituar dhe një finale ideale. Finalet e ‘play-off’-it kanë menaxhim ndryshe dhe besoj që ka me qenë një garë shumë e fortë. Jemi dy klube që kemi lojtarë të kombëtares në radhët tona dhe pa dyshim do të jetë një seri finale e fortë”, ka thënë Krasniqi.
Ndeshja e parë finale zhvillohet, të premten, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në orën 20:00./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...