Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ishte vendimtar mbrëmë në ndeshjen Lille-Slavia Prague e vlefshme për Play-off në Champions League, ku falë golit të shënuar në minutën e 77-të, ia dhuroi fitoren skuadrës së tij.
Ky shkëlqim i 25-vjeçarit kosovar, tërhjeki vëmendjen e shumë mediave botërore, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes tek faqet e tyre, shkruan Arbresh.info.
Prestigjiozja franceze, L’EQUIPE, në ballinë vendosën fotografin e Zhegrovës duke festuar golin e mbrëmshëm me mbishkrimin “ylli që shëndrriti mbrëmë”.
Zhegrova është në top formë për momentin, ndërsa përformanca e shkëlqyer e tij, e ka shndërruar atë në një nga më të mirët në Francë.
Dashuri për yllin kosovar, janë duke shprehur edhe tifozët e skuadrës së Lille-s, të cilët në çdo ndeshje të skuadrës së tyre, vendosin në tribuna flamurin e Kosovës, duke shprehur përkrahje të madhe për Edon Zhegrovën.
Vlera aktuale e sulmuesit kosovar në treg, është rreth 25 milionë euro, ndërsa gjatë afatit kalimtar veror, është raportuar se ai pritet të largohet nga skuadra franceze drejt ndonjë skuadre më të madhe për ta vazhduar karrierën e tij si lojtar profesionist, mirëpo ende nuk ka diçka konkretet.
Edon Zhegrova poashtu pritet të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e shtatorit të vlefshme për Nations League, ku ndeshja e parë e kësaj faze do të zhvillohet më 6 shtator në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” ndaj Kombëtares së Rumanisë. /Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...