Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka folur për mesfushorin e huazuar të Interit, Kristjan Asllani, pas një eventi të RCS.
23-vjeçari shqiptar iu bashkua Torinos në formë huazimi për një sezon me mundësi blerjeje, dhe qëndrimi i klubit mbetet i hapur, por i kujdesshëm.
Për mundësinë e blerjes së tij ka folur edhe vetë presidenti i Torinos, Cairo, i cili ndihet i kënaqur me performancat e Asllanit.
“Asllani ka luajtur mirë me Shqipërinë dhe po shkon drejt fazës eliminatore. Ai pati një pjesë të dytë të shkëlqyer kundër Juventusit, madje shënoi. Na pëlqen lojtari, e morëm në huazim, po luan mirë, por varet nga trajneri”, ka thënë fillimisht Cairo.
“Opsion blerjeje? Nuk jemi as në mes të sezonit. Le ta shohim të luajë. Ai duhet të vazhdojë të performojë për të na bindur ta mbajmë përgjithmonë”, përfundoi presidenti i Torinos.
Ndryshe, Torino pagoi 1.5 milionë euro për huazimin e Asllanit dhe ka një klauzolë blerje prej 12 milionë eurosh. /Telegrafi/
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre