Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi pranon se ai pothuajse kishte një ‘sulm në zemër’ pasi Edinson Cavani goditi traversën gjatë fitores së ekipit të tij në udhëtim te Manchester United.
PSG triumfoi me rezultat 3-1 në Old Trafford ndaj Unitedit dhe la gjithçka të hapur në Grupin H të Ligës së Kampionëve, raporton telegrafi.
Megjithatë, ish-sulmuesi i PSG-së ishte afër për të rikthyer Unitedin në lojë, por goli iu mohua vetëm nga traversa.
Al-Khelaifi ka folur pas triumfit të ekipit të tij, ndërsa nuk hezitoi ta përmend rastin e ish-lojtarit të tyre, Cavani.
“Ndjenja ime për traversën e Cavanit? Një sulm në zemër (qesh)”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.
“Në të vërtetë, ishte e vështirë. Këto lloj ndeshjesh, të gjithë duan të fitojnë. Ne gjithashtu patëm shumë shanse. Por, mendoj se ishim vërtet vendimtar, shënuam tre gola, kjo është më e rëndësishmja”.
“Tani ne do të vazhdojmë sepse nuk jemi ende të kualifikuar. Jemi të lumtur, por nuk jemi ende të kualifikuar. Objektivi ynë është të kualifikohemi”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”