Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli pësoi një lëndim serioz në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës, pasi u godit aksidentalisht gjatë një dueli me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.
Ai aktualisht është në gjendje stabile por të rëndë, kurse për momentin ndodhet në Qendrën Klinike Universitaret të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Afër tij në këto momente të vështira po qëndrojnë bashkëlojtarët e tij të Gjilanit.
Kurse është parë se në QKUK pranë futbollistit ka shkuar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Për momentin gjendja e Bilallit është e rënduar dhe është në aparat me frymëmarrje të asistuar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë